“Jo borxh të ri për krizën”/ Holanda e Gjermania frenojnë planet buxhetore të BE-së

    Holanda nuk e dëshiron marrjen e një borxhi të ri të përbashkët për të përballuar krizën energjetike.

    Gjermania po ashtu është ngurruese e këmbëngul që në vend të një huaje tjetër, për kapërcimin e kësaj situate të përdoren paratë nga fondi Next GenerationEU,  të mbetura nga pandemia e COVID-19.

    Skema e shumëdiskutuar e Gjermanisë prej 200 miliardë eurosh për mbështetjen e ekonomive familjare dhe industrisë, ka shkaktuar shqetësim e ka shtuar javët e fundit thirrje për një borxh të ri të përbashkët. Kjo temë ishte lart në agjendën e liderëve të bllokut të mbledhur në Bruksel për të diskutuar ngërcin e vazhdueshëm të energjisë. Berlini argumenton se nuk ka përse merren para të tjera, kur nuk është shterruar ende fondi prej 750 miliardë eurosh, i krijuar për t`i bërë ballë pandemisë së virusit Korona.

    “Nëse ekzistojnë ende kaq shumë miliarda, atëherë përse të kërkojmë të tjera”, tha një zyrtar europian për gazetarët, duke shtuar se pjesa “ e luanit të fondeve të rimëkëmbjes nga COVID-19, nuk është shpenzuar ende”.

    Berlini i ka refuzuar prej kohësh akuzat, si ato të kryeministrit italian në largim Mario Draghi, se skema gjermane e mbështetjes prej 200 miliardë euro deformon tregun e brendshëm të bllokut.

    Ai insiston që të përdoren ndërkohë fondet NextGenerationEU, një instrument financiar ky me shumë fleksibilitet, i cili është i përshtatshëm edhe për krizën aktuale të energjisë, aq më tepër kur krijimi i një mekanizmi tjetër të ngjashëm, sic argumentojnë gjermanët, do të kërkonte shumë kohë, duke pasur parasysh urgjencën e situatës.

    Lajmi Paraprak

    E verdha e vezës – Si ta përdorni në dobi të lëkurës

    Lajmi i rradhës

    Varhelyi: Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes europiane

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë