“Jo kazinove në afërsi të institucioneve arsimore e fetare” – ASh do të mbështes protestën kundër kazinos afër çerdhes “Teteks” në Tetovë

    Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një komunikate për media njofton opinionin se do të mbështes protestën kundër kazinos afër çerdhes “Teteks” në Tetovë. ASh kundërshton hapjen e kazinove dhe lojërave të fatit në vendet e banuara dhe në afërsi të institicioneve arsimore, fetare, edukative dhe institucioneve, përcjell Nistori.

    “Publikisht, ftojmë të gjithë anëtarët, sipmatizantët e Aleancës për Shqiptarët, si dhe të gjithë qytetarët e Tetovës dhe jo vetëm, pa dallime partiake që të martën në ora 14:00 në mënyrë masovike, të marrin pjesë në protestën e organizuar nga qytetarët dhe mbështetur nga Lëvizja Anti-Bixhoz. Kjo protestë dhe kjo rezistencë ndaj dukurive devijuese është obligim për të gjithë ne, që të parandalojmë degradimin dhe devijimin e fëmijëve dhe familjeve tona”, thonë nga ASh.

    Ata shtojnë se beteja e Aleancës për Shqiptarët do të vijojë edhe në institucione, me qëllim për të ndryshuar Ligjin për lojërat e fatit, si dhe ditëve në vazhdim do të dorëzohet amendamente për t’i larguar kazinot dhe bixhozin jashtë vendbanimeve. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Katër autobusa dhe dy automjete kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa dokumentacion të përshtatshëm

    Lajmi i rradhës

    Cila është arsyeja që nxënësit në RMV nuk kanë interes për drejtimet profesionale?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë