John Malkovich njofton se në Shkup do të xhirohen filma të kalibrit hollivudian

    Ylli i njohur amerikan i filmit John Malkovich ka bërë të ditur se në Shkup do të xhirohen filma hollivudiane. Kjo pritet të ndodhë menjëherë pasi në afërsi të qytetit do të ndërtohen disa kinostudio në kuadër të projektit “Skopje Technology Park”.

    “Do të doja të përshëndes miqtë e mi maqedonas dhe t’ju tregoj se sa i emocionuar jam për bashkëpunimin me kolegët e mi profesionistë D.V. Muffet dhe Matt Dillon për krijimin e studios filmike, muzikore dhe mediatike të kalibrit hollivudian, me certifikatë për ndërtim ekologjik në Shkup. Studio e parë e këtij lloji në të gjithë Ballkanin, tha Malkovich për MTV.

    Ai njoftoi se do ta vizitojë Shkupin menjëherë pasi Qeveria të miratojë projektin “Parku Teknologjik i Shkupit”.

    “Vendosëm që projektin ta emërtojmë “Stonebridge Study” për nder të kulturës së pasur dhe historisë së pabesueshme të popullit maqedonas”, theksoi Malkovich.

    Ai tha se si ballkanas i kushton rëndësi të veçantë këtij projekti.

    “Jemi të emocionuar jo vetëm sepse do të punojmë dhe xhirojmë filma të Hollivudit në Shkup, por do të ndihmojmë në forcimin e mëtejshëm të filmit ballkanik, si dhe komunitetit të muzikës dhe artit në çdo mënyrë të mundshme. Unë besoj fuqishëm se projekti do të jetë me rëndësie vendimtare për vendin dhe rajonin”, tha John Malkovich.

    Këto ditë ai po viziton Serbinë, po luan në në shfaqjen “Komedia e Ferrit – Rrëfimet e një vrasësi serial”./tv21/

    Lajmi Paraprak

    Skandali financiar në Gjermani | Kontrollohen e-maile të kancelarit Scholz nga koha si kryebashkiak

    Lajmi i rradhës

    MPJ hedh poshtë spekulimet për përgatitjet e reja mes RMV-së dhe Bullgarisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë