Johnson dëshiron t’i ofrojë Rusisë garanci për NATO-n

    Kryeministri britanik, Boris Johnson, dëshiron t’i ofrojë Rusisë garanci rreth rolit të NATO-s, sepse kjo aleancë është mbrojtëse dhe çdo demokraci evropiane duhet të lejohet që t’i bashkohet, deklaroi zëdhënësi i tij.

    Rusia, që ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014, po kërkon garanci të sigurisë, që përfshijnë edhe zotimin që NATO nuk do ta pranojë kurrë Ukrainën.

    “Rusia ka shprehur shqetësime lidhur me agresionin e mundshëm nga NATO, por ne kemi qenë të qartë se këto shqetësime janë thellësisht të pabazuara, pasi NATO është aleancë mbrojtëse”, tha zëdhënësi i kryeministrit Johnson.

    “Por, ne duam të punojmë me Rusinë dhe t’i ofrojmë garanci diplomatike për këtë çështje. Nuk bëhet fjalë për bërje koncesionesh, pasi kryeministri [britanik, Boris Johnson] dhe liderët e tjerë kanë thënë se të gjitha demokracitë evropiane kanë të drejtë t’i bashkohen NATO-s”.

    Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa ruse përgjatë kufirit me Ukrainën, që nga Perëndimi po shihet si përgatitje për një pushtim të mundshëm të Ukrainës.

    Rusia mohon se ka plane për ta pushtuar Ukrainën, por ka kërkuar nga NATO dhe Shtetet e Bashkuara garanci ligjore se aleanca nuk do ta pranojnë Kievin si dhe të mos zgjerohet në drejtim të lindjes. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski: Kërkesa e opozitës për shlyerjen e Qeverisë së Përzhinos tregon se në shtet kemi ambient demokratik

    Lajmi i rradhës

    Kushtetuesja përfundon seancën për shkarkimin e Metës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë