Jolie dënon Izraelin / “Liderët botërorë janë bashkëpunëtorë të krimeve në Gaza”

    Aktorja e famshme Angelina Jolie e sulmoi ashpër fushatën ajrore të Izraelit në Gaza duke e cilësuar “goditje të qëllimshme të një populate të bllokuar dhe vrasje”.

    Në një postim në Instagram, ylli i Hollivudit shpërndau foton e një sulmi të fundit izraelit në veri të territorit të shoqëruar me komentin “Gaza ka qenë një burg i hapur për gati dy dekada, e tani po kthehet me shpejtësi në një varrezë masive. 40 % e të vrarëve atje janë fëmijë të pafajshëm. Po vriten familje të tëra”.

    “Duke refuzuar kërkesën për një armëpushim humanitar dhe duke bllokuar imponimin e OKB-së ndaj të dyja palëve, liderët botëtorë, shtoi ajo, po bëhen bashkëpunëtorë në këto krime”.

    Jolie, që përfaqësoi UNHCR-në si Ambasadore e Vullnetit të Mirë nga viti 2001 deri në 2012 dhe më pas shërbeu si e dërguar speciale nga 2012 në 2022, përmendi edhe valën e refugjatëve që ka sjellë kjo situatë. Uashingtoni dhe vende të tjera kanë vazhduar të mbështesin përgjatë kësaj periudhe idenë se vendosja e një armëpushimi në kohën kur Izraeli po përpiqet të çrrënjosë infrastrukturën e grupit terrorist Hamas në Rripin e Gazës, do t’i jepte mundësi terroristëve të riorganizohen pas sulmit të tyre shkatërrues për shumë komunitete izraelite në 7 tetor. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    “Skandali në Onkologji vazhdon akoma”

    Lajmi i rradhës

    Publikohen pamje të abuzimeve çnjerëzore që po ushtrojnë ushtarët izraelitë ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë