“Skandali në Onkologji vazhdon akoma”

    Kreu i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski publikoi të dhëna të reja, të cilat, sipas tij, dëshmojnë se skandali në Onkologji vazhdon edhe tani, shkruan Alsat.

    Sipas Mickoskit, institucionet e shëndetësisë nuk kërkojnë përgjegjësi nga furnitori i tyre i preferuar, edhe kur terapitë për të sëmurët me kancer vonohen më shumë se sa është e lejueshme. Sipas tij, personeli mjekësor nuk evidenton se çfarë bën me ilaçet tepricë dhe klinika bën marrëveshje për furnizime të reja edhe kur ka ilaçe rezervë.

    Ai kërkon që Komisioni hetues në Kuvend të zgjerojë periudhën e hetimit dhe të përfshijë edhe dëshmitë më të reja. Dëshmitë që ka shpalosur Mickoski janë të periudhës gusht 2021 deri në gusht 2023. Dokumentacionin tha se do ta dorëzojë në Prokurori.

    “Furnitorët sipas marrëveshjeve janë të detyruar t’i marrin ilaçet në afat prej 5 ose 10 ditësh, dhe nëse vonohen me porositë dhe ka periudha ku pacientët nuk marrin trajtimet, nuk është dërguar asnjë shkresë nga personat përgjegjës dhe as nuk është ndërmarrë diçka që të tejkalohet problemi, të informohet byroja për furnizime publike, të jepet referencë negative për furnitorin ose të ndërpritet marrëveshja. Konkluzioni i dytë, në repartin për pacientë të shtrirë në ambulancat ditore personeli mjekësor i shkruan edhe mbetjet nga paketimi me terapi se i është dhënë ndonjë pacienti të caktuar ose ndonjë pacienti tjetër, me qëllim që të kursehet teprica e ilaçit por nuk ka evidentim ose gjurmë të shkruar, nëse ilaçi nga paketimi është hedhur ose kujt i është dhënë. Në këtë mënyrë qytetarët dëmtohen në mënyrë direkte me qindra miliona euro”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    NQP nuk do ti kthej në punë 34 të përjashtuarit! Sindikata paralajmëron grevë

    Lajmi i rradhës

    Jolie dënon Izraelin / “Liderët botërorë janë bashkëpunëtorë të krimeve në Gaza”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë