Jordanova: Ndryshimet në Kodin Penal janë në kundërshtim me standardet europiane

    Një pjesë e ekspertëve kërkojnë nga gjyqësori që të mbledhë forca dhe të luftojë ndaj tendencave negative që vijnë nga pushteti ekzekutiv, siç janë ndryshimet e fundit në Kodin Penal. Sipas Malinka Ristevska Jordanova nga Instituti për Politika Evropiane, qëndrimet që vijnë nga institucionet kyçe të gjyqësorit, siç është Gjykata Supreme, janë shumë të qarta – se ndryshimet janë në kundërshtim me standardet evropiane.

    “Këto ndryshime në Kodin Penal i bëjnë dëm të madh jo vetëm reformave si reforma në përputhje me ligjin e Bashkimit Evropian, por sistemit të vlerave në vendin tonë në përgjithësi”, deklaroi Malinka Risteska Jordanova – Instituti për Politika Evropiane.

    E pyetur për përdorimin e flamurit evropian, Ristevska thotë se Komisioni Evropian në disa raste ka treguar se kjo mënyrë e procesimit të shpejtë të legjislacionit në Kuvend duhet të ndryshohet. E fundit ka qenë në disa vende në Raportin e parë të skriningut për vendin. Sjellja e ligjeve me flamur evropian më së shumti në rajon përdoret pikërisht në Maqedoni. Siç shton Ristevska, Brukseli ka kohë që po përsërit se partitë parlamentare kanë arritur marrëveshje për heqjen e procedurës së shpejtë nga Rregullorja e punës, por që kjo të ndodhë duhet vullnet politik. Ajo theksoi se Unioni do të gjejë mënyrë për t’i dhënë fund kësaj praktike, e cila përmendet disa herë në Raport.

    “Vijon përpilimi i udhërrëfyesve. Këto udhërrëfyes duhet të miratohen në Këshill. Së pari të diskutohen me Komisionin Evropian. A mendoni se Komisioni Evropian do të lëshojë pe se nuk ka zgjidhje për këto rekomandime që ka dhënë në pesë vende? Me sa duket pushteti nuk dëgjon. E kam fjalën për çdo pushtet, sepse një herë është futur si praktikë dhe si normë në një pushtet ndërsa në të tjetrin vazhdon të abuzohet”, tha Malinka Risteska Jordanova – Instituti për Politika Evropiane.

    Nga Komisioni Evropian këtë javë njoftuan se janë të shqetësuar për mënyrën se si po zbatohen ndryshimet në Kodin Penal. Ato u propozuan me flamur evropian, pra pas një procedure të shpejtë, e cila sipas Komisionit e bën të pamundur një diskutim të gjerë publik. Në përgjigje të kritikave nga Brukseli, sipas kryeministrit Dimitar Kovaçevski, është thënë se flamuri është përdorur, por nuk është keqpërdorur. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ngrirja e çmimeve – Kovaçevski i referohet gushtit ndërsa Bekteshi korrikut

    Lajmi i rradhës

    Hetimi i BE për subvencionet në automjetet kineze bën bujë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë