Jovanovski: Maqedonia edhe më herët është “djegur” nga propozimi francez

    Politologu dhe njohësi i integrimeve evropiane, Aleksandar Jovanovski, në emisionin “Programi 200″ në Alsat tha se ideja franceze e një Komuniteti Politik Europian, i cili do të bashkonte të gjitha vendet që dështojnë ose nuk duan t’i bashkohen BE-së është një e panjohur, sepse përveç deklaratave të presidentit Makron, publiku i gjerë nuk ka një pasqyrë të detajuar të përmbajtjes së një ideje të tillë.

    “Ne u befasuam me një propozim për të cilin nuk kemi ‘qasje’, nuk dimë se çfarë fshihet në prapavijë. A ka ndonjë ide dhe filozofi politike më gjithëpërfshirëse pas saj apo është një argument shtesë – hajde tu japin pak këtyre vendeve, t’i lëmë mënjanë, derisa ta zgjidhim segmentin tonë të sigurisë, rrugën e zgjerimit etj.”, deklaroi Jovanovski.

    Jovanovski, shtoi se gjendja e Ballkanit Perëndimor në procesin euro- integrues kohëve të fundit ka qenë shumë komplekse dhe se pasiguria tek opinioni nga propozimi i fundit francez mund të jetë i justifikuar.

    “Ne kemi kërkesë nga Kosova për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pastaj kemi kundërshtim të hapur nga Serbia, kemi ngërç në procesin e integrimit evropian në Serbi dhe Mal të Zi dhe pastaj kemi metodologji të re për negociatat, Shqipëria dhe Maqedonia as që kanë filluar… Jam dakord me frikën nga Unioni në dy shtresa, sepse edhe më herët jemi djegur me propozim francez”, tha Jovanovski.

    Ndryshe, presidenti francez Emanuel Macron, në një fjalim para euro deputetëve në Strasburg bëri një propozim siç e quajti ai për krijimin e një Komitet Politik Evropian, i cili do të përbëhet nga vende aspirantë apo edhe vende që janë larguar nga BE. Ky propozim i presidentit Makron vjen në kohën kur vendet e Ballkanit Perëndimorë në një far forme presin para dyerve të BE-së. Ndërkohë se a është ky Komitet një zëvendësim për anëtarësimin apo një lehtësim deri në anëtarësim dhe cili ishte reagimi i qeverisë shqiptare? Përgjigjet rreth këtyre pyetjeve në “Programi 200”, e marrim nga gazetari Franko Egro.

    “Do të thoja se me këtë rast kemi të bëjmë me një reagim të qetë, të matur, të kujdesshme. Por duke qenë se e nënvizove edhe vetë, duke qenë se ka pak informacione, është e vështir që të krijohet një presion i tillë ndaj autoriteteve shqiptare që të dalin me një reagim të qartë dhe të prerë lidhur me këtë çështje. Ndërkohë kanë reaguar edhe nga partia demokratike, kryetarja e Komisionit të Integrimit, zonja Jorida Tabaku është shprehur që objektivi i Tiranës zyrtare, i Shqipërisë mbetet integrimi në Bashkimin Evropian, dhe duhet ti presim më me qetësi ato çka nënkupton plani i ri Makron sa i përket metodologjisë që duhet ndjekur për krijimin e Unionit apo të komunitetit politik europian, dhe më pas të merren qëndrimet e duhura ndaj tij”, deklaroi Egro.

    “Në rast se Franca një nga dy lokomotivat e rëndësishme të BE-së, e frenon këtë proces, sigurisht që krijohet një ngërç i madh. Sa i përket Tiranës zyrtare që nga momenti i ndryshimeve epokale këtu në Shqipëri, anëtarësimi në BE është ylli polar i politikës së jashtme të Shqipërisë. Nga an tjetër kryeministri por edhe të gjithë liderët politik, qoftë të majtë, qoftë të djathtë kanë nënvizuar se ne nuk kemi qasje tjetër me përjashtim të integrimit në BE. Nuk varet nga ne se çfarë kërkojnë ata, nga ne varet që të bëjmë detyrat tona të shtëpisë, por duke qenë se kërkojnë të angazhohemi në një klub apo ndonjë organizëm vlerash reale demokratike, ne këto detyra duhet ti bëjmë, jo mirëfilli, jo vetëm për tu anëtarësuar në BE, por për të përmirësuar cilësinë e demokracisë dhe cilësinë e jetës të çdo qytetari shqiptarë”, shtoi Egro ndër të tjera. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kosova dhe Turqia me marrëveshje për furnizimin e FSK-së

    Lajmi i rradhës

    Si ndikon përdorimi i Photoshop-it në shëndetin mendor?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë