“Juristja mashtruese” ia ka marrë tetovares 105 mijë euro, policia po e heton rastin

    Një 24-vjeçare nga Tetova ka raportuar në polici se është mashtruar nga një grua për 105 mijë euro. Nga MPB thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit

    “Me datë 18.01.2023 në ora 12:50 në SPB Tetovë, një 24 vjeçare nga rrethina e Tetovës ka raportuar se në periudhën kohore prej datës 24.08.2021 deri në gusht 2022 është mashtruar në disa raste nga një grua me iniciale A.A., e cila ishte prezantuar si juriste. Sipas kallëzimit, ajo e kishte bindur në mënyrë të rreme se do ta ndihmonte në procedurat gjyqësore, për të cilën i ka kërkuar dhe ka marrë rreth 105 mijë euro. Siç raportohet, ajo ka mësuar për mashtrimin nëpërmjet një personi të tretë se A.A. nuk është fare avokate dhe nuk ka bërë asnjë ankesë në gjykatë”

    Lajmi Paraprak

    Si duhet të veproni me kolegët kur nuk gjeni gjuhë të përbashkët?

    Lajmi i rradhës

    Familja nga Ohri në kërkim të Fadil Braos, bën thirrje deri tek organet kompetente për gjetjen e të moshuarit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë