Jusuf Zejneli vazhdon garën për rektor i vetëm, tre kandidatët tjerë tërhiqen për shkak të presioneve mbi profesorët

    Tre kandidatët për rektor në Universitetin e Tetovës nga gjithsej katër pjesëmarrës, Bashkim Ziberi, Myqereme Rusi dhe Dervish Alimi, kanë dhënë dorëheqje nga gara për rektor, ndërkaq Jusuf Zejneli do të vazhdojë i vetëm garën. Këtë e kanë bërë të ditur sonte tre kandidatët në emisionin që po zhvillohej në Televizionin e Maqedonisë, përcjell Nistori.

    “Promovimet tendencioze të programeve të kandidatëve para stafit akademik, duke u prononcuar haptas me aklamacion për njërin nga kandidatët, presionet e ndryshme nëpërmjet njësive akademike, vizitat e shpeshta në fakultetet e kundërkandidatëve nga ana e kryetarit të senatit dhe u.d. rektorit, për të shantazhuar të njëjtit dhe promovuar kandidatin e preferuar, deri në thirrjet individuale të mësimdhënësve duke ushtruar presione të formave të ndryshme. Që gara të bëhet edhe më e pakuptimtë, këtu i shtojmë edhe presionet politike mbi profesorët, gjegjësisht familjarët e tyre. Pjesëmarrja e mëtejme në këtë garë vetëm se do të legjitimonte këtë proces që është gjithçka tjetër përpos një gare të lirë akademike. Andaj, informojmë opinionin, stafin akademik, studentët që ne të tre kandidatët tërhiqemi nga kjo garë jo e drejtë dhe për ne jolegjitime”, lexoi ndër të tjera kandidatit për rektor, Bashkim Ziberi njoftimin e përbashkët me dy kandidatët tjerë, Myqereme Rusi dhe Dervish Alimi.

    Ndryshe, Zejneli është i njohur për opinionin publik për lidhjet politike me BDI-në, fillimisht shef kabineti i ish sekretarit të përgjithshëm të BDI-së Gëzim Ostreni, vazhda e të cilit duket qartë edhe nga pjesëmarrja në ahengjet masive me kreun e partisë Ahmeti dhe zyrtarë të tjerë të BDI-së, të dalë ose të angazhuar aktualisht në Universitetin e Tetovës.

    Tre kërkesat e kandidatëve të dorëhequr deri te Qeveria e RMV-së dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës:

    1. Të shkarkohet kryetari i Senatit, me gjithë senatin, për shkak të vendimeve të jashtëligjshme, të konfirmuara nga Inspektorati i Arsimit të Lartë.

    2. Të shkarkohet UD.Rektori Kushtrim Ahmeti, i zgjedhur në mënyrë të jashtëligjshme, sipas raportit të Inspektoratit të Arsimit të Lartë.

    3. Kërkojmë nga MASh, të caktojë UD.Rektor, apolitik, me kredibilitet moral dhe intelektual që do të udhëheqë procesin e zgjedhjes së organeve të reja të UT-së.

    Kandidatët ndër të tjera u shprehën se qëndrimi i tyre në këtë garë vetëm do të legjitimonte një proces të kapur, të kurdisur dhe me plot presione nga ish-rektori, tani kryetar i senatit, Vullnet Ameti.

    “Promovimet tendencioze të programeve të kandidatëve para stafit akademik, duke u prononcuar haptas me aklamacion për njërin nga kandidatët, presionet e ndryshme nëpërmjet njësive akademike, vizitat e shpeshta në fakultetet e kundërkandidatëve nga ana e kryetarit të senatit dhe u.d. rektorit, për të shantazhuar të njëjtit dhe promovuar kandidatin e preferuar, deri në thirrjet individuale të mësimdhënësve duke ushtruar presione të formave të ndryshme. Që gara të bëhet edhe më e pakuptimtë këtu i shtojmë edhe presionet politike mbi profesorët, gjegjësisht familjarët e tyre. Pjesëmarrja e mëtejme në këtë garë veëm se do të legjitimonte këtë proces që është gjithçka tjetër përpos një garë e lirë akademike” shkruan në këtë letër. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ramiz Merko në listën e zezë amerikane

    Lajmi i rradhës

    RAMIZ MERKO, “NON GRATA” | ASh: Ky vendim i ShBA kthen shpresën në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë