Ka apo s’ka Arsovska shtetësi bullgare? Arsovska: Kam 42 vite që jetoj në Shkup, jam shkupjane, maqedonase!

    Edhe sot Lidhja Socialdemokrate ka vazhduar akuzat ndaj kundërkandidates për Qytetin e Shkupit Danella Arsovska rreth shtetësisë së saj bullgare.

    “Sot publikojmë edhe një dokument. Kjo të respektuar qytetarë është karta e identitetit të Arsovskës e lëshuar nga autoritetet bullgare. Shtetësi bullgare, letërnjoftim bullgar i Arsovkës. Me numër, datë të lindjes, nënshkrim, adresë në qytetin Petriç dhe që ende është valide”, tha Sllavjanka Perovska nga LSDM.

    Arsosvksa, që  ka mbështetjen e VMRO-DPMNE-së në garën e saj për të parën e Shkupit, thotë se do të bëjë gjithçka që të dëshmojë të kundërtën.  

    A planifikoni të dëshmoni se nuk keni pasaportë bullgare?

    “Do të planifikoj gjithçka që të dëshmoj nga fillimi deri në fund që e kanë thënë, sepse në këtë fushatë, nga dita kur thash se këta njerëz do të kenë përgjegjësi, filluan të më sulmojnë, ku ishin më herët këto sulme?! Kam 42 vjet që jetoj në Shkup, jam shkupjane, maqedonase!”, tha kandidatja për Qytetin e Shkupit, Danella Arsovska.

    Pas publikimit të shtetësisë bullgare të Arsovkës nga partia e kryeministrit Zoran Zaev, ky i fundit i kërkoi asaj që të tërhiqet nga gara për Shkupin, ku për kundërkandidat ka Petre Shilegovin nga LSDM. Po Arsovska sot u shpreh se nuk e ka ndërmend të lëvizë nga gara!

    Kjo çështje është bërë lajm edhe në mediat bullagre. Portali “Trud.bg” fokusin e artikullin e tij e ka vënë se “si një bullgare po linçohet në Shkup”, ndërsa shtron pyetjen se “a është keq të jesh bullgar në Maqedoni?”. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    “Trump-i francez”, kush është Eric Zemmour, rivali më serioz i Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale

    Lajmi i rradhës

    Çfarë do ta shkaktojë konfliktin e ardhshëm në Ballkan?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë