Ka filluar ekspertiza e re për aksidentin në Bullgari

    Fotografia: Nikolay-DOYCHINOV- AFP

    Avokati një pjese të familjeve të udhëtarëve të vdekur dhe të lënduar nga aksidenti i autobusit Besa Trans në autostradën Struma në Bullgari, Nikollaj Dimitrov ka deklaruar për korrespondentin e MIA-s nga Sofja se inspektimi në terren tashmë ka filluar.

    Grupi i ekspertëve nisi ekspertizën tre kilometra nga aksidenti i autobusit dhe synimi është të tregojë nëse ka apo jo shkaqe që kanë çuar deri tek aksident.

    Familjet e të vdekurve dhe të mbijetuarit e aksidentit të autobusit në Bullgari kërkuan hetim paralel për të përcaktuar shkaqet e tragjedisë ku humbën jetën 45 pasagjerë dhe 7 u plagosën rëndë. Në dhjetor, nga hetimet rezultoi se shkaku kryesor i fatkeqësisë ishte shpejtësia që nuk korrespondonte me kushtet e rrugës.

    Lajmi Paraprak

    Dëbimet nga Gjermania | RMV-ja dhe Shqipëria në krye të listës

    Lajmi i rradhës

    Lajçak në Mitrovicën e Veriut: Nuk mund të ketë më barrikada

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë