Ka vështirësi në identifikimin e viktimave, të patjetërsueshme analizat e ADN-së

    Koordinatori i Kovid qendrës në Tetovë, Gëzim Nuredini deklaroi sot se në mesin e viktimave nga zjarri në Spitalin modular, kishte edhe 2 civilë, të cilët nuk kanë qenë pacientë. Megjithëse sipas protokolleve është rreptësishtë e ndaluar vizita e pacientëve të infektuar me Kovid-19. Në mesin e viktimave kishte edhe një mjek që punonte në një institucion shëndetësor privat dhe për fat të keq edhe ai ka ndërruar jetë.

    “Pacientët e shpëtuar janë në numër 12, dhe të gjithë janë mirë. Pacientët e shpëtuar nuk kanë lëndime trupore dhe janë në gjendje të mirë. Kemi 57 pacientë të hospitalizuar, për kontroll kemi 36 pacient dhe fatkeqësisht edhe një viktimë i lindur në vitin 1949”, tha Nuredini.

    Gëzim Nuredini, deklaroi sot se identifikimi i disa viktimave po shkon me vështirësi dhe se për to duhet të bëhet analiza e ADN-së. Ai apeloi deri tek familjarët për durim, dhe njoftoi se kufomat do tua dërgojnë deri në shtëpi.

    A ka pasur kamera vëzhgimi në spitalin kovid në Tetovë, flet koordinatori i Qendrës?

    Regjistrimet nga kamerat e vëzhgimit të vendosura në qendrën covid të djegur në Tetovë i janë dorëzuar Prokurorisë, tha në përgjigje të pyetjes së një gazetari koordinatori i qendrës për covid, Gezim Nuredini. Ai shtoi se kishte zjarrfikës në qendër.

    “Ka kamera vëzhgimi, nga ana dhe nga përpara, dhe materialet i janë dorëzuar prokurorit publik,” tha Nuredini.

    Lajmi Paraprak

    Tetovë, sot do të marshohet në nder të viktimave nga zjarri në spitalin modular

    Lajmi i rradhës

    LSDM: Nuk do të lejojmë që VMRO-DPMNE t’a minojë hetimin e pavarur për zjarrin në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë