Kacarska e përfundoi mandatin trevjeçar në krye të Gjykatës Kushtetuese

    Dobrilla Kacarska e përfundoi mandatin trevjeçar në krye të Gjykatës Kushtetuese. Foli për të arriturat e Gjykatës, por nuk la anash kërcënimet ndaj saj. Në lidhje me kërcënimin e fundit, ku në vendin e parkingut të saj, u gjet një thikë kuzhine dhe një krevat i improvizuar, Kacarska tha se ende nuk ka informata për rrjedhën e procedurës.

    “Këto janë kërcënime të cilat i paraqita, por unë kam kërcënime disa vite më pas dhe nuk ka javë të kalojë dhe të mos kem ndonjë kërcënim. Kisha sulm fizik, u sulmova fizikisht, por asnjëherë më parë nuk paraqita, vlerësova se bëhet fjalë për raste të izoluara, nuk doja ta ngarkoj as opinionin e as organet e përndjekjes. Por, duke e pasur parasysh se u shpeshtuan, dhe nëse them në çdo të dytën apo të tretën ditë, përfundimisht vendosa të paraqes. A do të vazhdojnë këto kërcënime ose jo, unë këtë nuk mund t’ua them prej përpara”, deklaroi Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

    Gjatë mandatit të saj, Kushtetuesja u përball me mungesë të gjyqtarëve, për çka disa herë ajo e ftoi Kuvendin që të zgjedh gjykatësit me qëllim që të mundësohet puna e rregullt e Gjykatës.

    “Arritën ta tejkalojmë çdo test të qëndrueshmërisë dhe paanshmërisë në Gjykatë dhe nuk u përkulëm në një prej sfidave më specifike të cilat i mban mend historia e Gjykatës Kushtetuese, a ajo është 17 muaj funksionim në buzë të kuorumit me 5 gjykatës, ndërkaq më pas pa një të drejtën e gjykatësve. Kjo është periudhë prej thuajse një të tretën e mandatit tim”, u shpreh Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

    Kacarska, gjatë mandatit të saj do të mbahet mend për kritikat ndaj ndryshimeve të Kodit Penal me të cilat u liruan nga akuza funksionarët që kanë abuzuar me pushtetin. Gjithashtu, ajo u ishte kundër iniciativës së ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga në lidhje me përfshirjen e përkatësisë etnike në certifikatat e lindjes me qëllim që të parandalohet manipulimi i kombësisë gjatë punësimit.

    Kacarska u bë gjyqtare kushtetuese në nëntor të vitit 2020, ndërkaq kryetare e u zgjodh më 26 maj të vitit 2021. Ajo do të vazhdojë të shërbejë si gjyqtare kushtetuese deri në vitin 2030. Se kush do të ulet në vendin e Kacarskës, në krye të Kushtetueses do të mësohet javën e ardhshme. Sipas procedurës, për kryetar zgjedhjet njëri prej gjykatësve aktual kushtetuese. Votimi bëhet në mënyrë të fshehtë, ndërkaq, kryetari duhet të marrë dy të tretat e votave. Gjykatësit të cilët kanë të drejtë kandidimi janë Naser Ajdari, Osman Kadriu, Darko Kostadinovski, Fatmir Skenderi, Tatjana Vasic Bozadzieva, Elizabeta Dukovska, Jadranka Daboviç Anastasovska dhe Ana Pavlovska Daneva. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Nermin, eja!”, rezoluta e Srebrenicës si thirrje zgjimi për Kosovën e Shqipërinë

    Lajmi i rradhës

    Ahmeti: vota e qytetarit nuk guxon të shkojë huq, këtë nuk do ta lejojmë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë