Kadriu: është shqetësues fakti i besimit të ulët në gjyqësor dhe në shëndetësi

    Gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Osman Kadriu në intervistë për TV21 thotë se është shqetësues fakti i besimit të ulët të qytetarëve në gjyqësor, por edhe në shëndetësi.

    Gjykatësi Kadriu thotë se statusi i kuadrit mjekësorë në vend është në gjendje të mjerueshme, por që shpreson se do të ndryshohet me qeverinë e re.

    “Kuadrot e përgatitur në shëndetësi, duhet Maqedonia t’i ndal në Maqedoni dhe të japin kontributin për qytetarët e Maqedonisë në leminë e shëndetësisë. Maqedonia nuk ka kuadro për eksport, t’i dërgojmë ne në botën e jashtme, ata janë edukuar, arsimuar në Maqedoni. Vlen një parim në ekonomi dhe drejtësi se, një popull që është i arsimuar, ai është kapitali më i shtrenjtë i çdo populli, ai kapital duhet të shfrytëzohet në Maqedoni”, tha mes tjerash Kadriu. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Tre të plagosur në Baçishtë të Kërçovës nga krismat në një aheng familjar

    Lajmi i rradhës

    VMRO DPMNE: Prokuroria të mos heshtë për rastin e Drin Ahmetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë