Kafshët e patrajtuara në RMV mund të përcjellin sëmundje të rënda te njerzit

    Në emisionin “Ftesë në Studio” ishte veterinari strugan Murat Lumani, me të cilin u diskutua rreziku që mund të sjellin kafshët endacake të patrajtuar.

    Kjo bisedë erdhi me rastin e ditës ndërkombëtare të kafshëve, që është këtë të premte. Intervista u realizua në një ambient të hapur dhe të pasur me botanikë por dhe me kafshë shtëpiakë.

    Lumani theksoi se është shumë e rëndësishme të trajtohen kafshën, të vaksinohen, sepse ekzistojnë sëmundje të shumta të cilat transmetohen edhe tek njerëzit, e të cilat simptomat i tregojnë më vonë.

    Ai u shpreh se kafshët janë pjesë e jona dhe duhet të kujdesemi për to në mënyrë që edhe të shmangim sëmundjet e ndryshme, ndërsa kritikoi institucionet se nuk bëjnë mjaftueshëm për të zgjidhur problemet me qentë endacakë.

    Lajmi Paraprak

    TENSIONET MBI GJUHËN RUSE NË KUMANOVË | Kur kryetari i komunës përzihet në punët e MASh-it!

    Lajmi i rradhës

    Pse është e rëndësishme të pastroni pjatalarësen 

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë