“Mësuesi” 13-vjeçar i matematikës ndihmon bashkëmoshatarët përmes Youtub-it

    Ky është Esmer Nuhiu. 13 vjeçari nga Çairi i Shkupit me vetiniciativë ka ndërmarrë obligimin që t’u sqarojë bashkëmoshatarëve të tij detyra të matematikës. Esmeri ndjek mësimin në shkollën fillore “Adem Jashari”, ndërsa ka vendosur që të hapë një kanal në Youtube dhe përmes video u shpjegon fëmijëve më hollësisht se si duhet zgjidhur problemet matematikore.

    -Jam përpjekur që të spjegoj disa detyra në lëndën e matematikës të cilat nuk janë edhe aq të lehta. Në këtë rast po zëvendësoj rolin e arsimtarëve dhe pse jo në të ardhmen të mund të bëhem arsimtar i matematikës.

    Ai edhe para nesh zgjodhi një problem matematikor, atë të grafikut të funksionit.

    ……Minus 2 , minus 8.   Minus 1 , minus 3.  Zero, minus 4. Përshkak se zero është në qendër dhe nuk ka ku të shkojë pikën e vëmë aty. 1 me 3, çdoherë  numrin e parë e kërkojmë te boshti X dhe numrin e dytë te Y.

    Pos matematikës, Esmeri ka njohuri bukur të mira edhe në informatikë. Shfrytëzon programet të cilat ia lehtësojnë kalkulimin e vështira.

    …..Që ta deklarojmë këtë shkojmë “Build and Run”. Ju lutemi vendosni numrin e parë. Mund ta vendosim përshembull 34, tjetrin 78. Pra rezultati është i paraqitur më poshtë. Pra 34 + 78 = 112. 34 – 78 do të bëhet numër negativ dhe do të bëhet -44. 34 shumëzim për 78 do të bëhet 2652 dhe 34 pjestim për 78  është 0.435897.

    13-vjeçari ka diploma edhe për Windows, Photoshop, HTML e Java Script.

    Në këtë drejtim posedoj edhe disa diploma shtetërore të SEMOS-it në kompjuter dhe internet. E para është për Windows 10 dhe Office, e dyta për Adobe Photoshopp, e treta për HTML dhe tjetra për JavaScript.

    Krahas këtyre, sporti që ka pasion është karateja. Ka dy breza ngjyrë kafe në këtë sport luftarak.

    Ende nuk e ka vendosur se cilin profesion do ta ndjekë pasi ta përfundojë shkollimin. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Dy herë në javë aktivitet fizik kundër depresionit

    Lajmi i rradhës

    “Po krijohet mendësia të fitojmë pa punuar” / TikTok në RMV – disa e kalojnë kohën, disa përfitojnë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë