Kallas: Amerika dëshiron të ndajë Europën

    Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi se Shtetet e Bashkuara duan të ndajnë Evropën për të parandaluar që ajo të bëhet konkurruese e tyre.

    Në një intervistë të publikuar të enjten, Kallas akuzoi SHBA-në se po përpiqet të krijojë ndarje mes aleatëve evropianë në çështje si tregtia dhe marrëdhëniet me Kinën, raporton Reuters.

    “Shtetet e Bashkuara duan të ndajnë Evropën”, tha kryediplomatja evropiane, duke shtuar se “ata duan të sigurojnë që Evropa të mos jetë e bashkuar, sepse një Evropë e bashkuar është një Evropë e fortë, dhe një Evropë e fortë është konkurruese ndaj SHBA-së”.

    Ajo gjithashtu tha se SHBA përpiqet të minojë përpjekjet evropiane për ndërtimin e kapaciteteve të tyre mbrojtëse. Sipas saj, Uashingtoni dëshiron që Evropa të mbetet e varur nga Amerika në çështjet e sigurisë.

    Deklaratat e kryeministres estoneze vijnë në një kohë kur tensionet mes SHBA-së dhe disa vendeve evropiane po rriten për çështje si tregtia, shpenzimet për mbrojtjen dhe marrëdhëniet me Kinën.

    Administrata amerikane ka shprehur vazhdimisht shqetësim për varësinë e Evropës nga energjentët rusë dhe lidhjet tregtare me Kinën, duke i bërë thirrje aleatëve evropianë që të harmonizojnë më ngushtë objektivat e tyre të politikës së jashtme me ato të Uashingtonit. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Gjermania tejkaloi Kinën, bëhet eksportuesi i katërt më i madh i armëve në botë

    Lajmi i rradhës

    Janevska: tërheqjen e ligjit për arsimin e lartë e kërkojnë profesorët që nuk do të mund të plotësojnë kushtet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë