Kallëzim penal për 30 vjeçarin për ndotjen të mjedisit jetësor

    Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal ndaj 30 vjeçarit për shkak dyshimeve për ndotje të mjedisit, vepër e dënueshme nga Kodi Penal.

    “SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal ndaj 30 vjeçarit E.B. nga Shkupi për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina”, e dënueshme në bazë të nenit 230, paragrafi 3 nga Kodi Penal”, raportoi Policia.

    Ai kishte kryer shitblerjen e mbeturinave në një vend të improvizuar në Shuto Orizare, përkundër asaj se nuk ishte i regjistruar në Regjistrin Qendror për këtë aktivitet.

    Kontrollet ishin realizuar nga Policia, Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor.

    Lajmi Paraprak

    QKC: Transparenca aktive e institucioneve këtë vit është përmirësuar

    Lajmi i rradhës

    Abdulahi: E dua që Tetova të behet një qytet për të jetuar dhe jo për të mbijetuar (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë