Kallëzim penal për ndërtim pa leje ndaj 42-vjeçarit nga komuna e Vrapçishtës

    Një 42-vjeçar nga Vrapçishta ka marrë kallëzim penal për ndërtim pa leje. Nga MPB thonë se inspektori i ndërtimit ka konstatuar se në pronën e 42-vjeçarit është ndërtuar pa leje.

    “SPB-Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër H.R.(42) nga fshati Vrapçishtë për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “ndërtim pa leje”. Ai në tetor të vitit 2022, në rajonin e fshatit Gallatë, komuna e Vrapçishtës, në vendin e quajtur “Gradishtë”, në parcelën e tij ka ndërtuar një mur betoni pa pasur lejen përkatëse nga organi kompetent”, thonë nga SPB.

    Një gjë e tillë është konstatuar gjatë kontrollit nga inspektori i autorizuar ndërtimor në komunën e Vrapçishtës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pse fëmija nuk flet pavarësisht trajtimeve të logopedit?

    Lajmi i rradhës

    “Radari kap veturën me 220 km/h”, policia e Tetovës ka shqiptuar 286 dënime

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë