“Kam dhënë gjithçka për Kosovën” – vjen reagimi i Ahmetit pas akuzave të AShAK për ndarjen e Kosovës

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i ka hedhur poshtë pohimet e gjoja se ka qenë për ndarjen e Kosovës duke theksuar ai ka dhënë gjithçka nga vetja e tij për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

    Reagimi i Ahmeti vjen pas reagimeve të shumta në opinion lidhur me një analizë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, e cila e apostrofon Ahmetin si një nga liderët e shqiptatrëve të Maqedonisë se do të pranonin në qetësi ndarjen e Kosovës

    Pavarësisht deklaratave apo analizave që bëhen se gjoja se unë paskam qen për ndryshime të kufijve të Kosovës, unë pa i rënë brisk fytyrës, për atë pavarësi dhe për ata kufi të Kosovës kam dhënë gjithçka nga jeta ime dhe unë nuk bëj pazare me copa e grima të vendit që është gjak i gjakut tim, është gjak i shokëve të mi, u shpreh Sinkron: Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

    Në analizën e Akademisë së Shkencave të Kosovës, me titullin “SYNIMET DESTABILIZUESE TË SERBISE NË KOSOVË DHE NË BALLKANIN PERËNDIMOR” veç për mbështetjen që Ali Ahmeti sipas Akademisë i ka dhënë mbështetje ndarjes së Kosovës, ai ka punuar edhe për defaktorizimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

    “Ai kishte arritur të dominonte disa medie proqeveritare, kishte arritur të krijonte një mbështetje të brendshme kryesisht përmes formave korruptive të pushtetit, por nuk kishte arritur të ndryshonte opinionin publik, i cili në një masë të madhe ishte kundër ndarjes së Kosovës. Më anë tjetër, mbështetja që mori nga disa liderë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut (Ali Ahmeti), se do ta pranonin në qetësi ndarjen e Kosovës, duke mos kërkuar që ata të bashkoheshin me Kosovën ose me Shqipërinë dhe duke mos e copëtuar këtë shtet, nuk kishte asnjë garanci se me një ndarje të Kosovës nuk do të rrënohej njëkohësisht edhe paqja e brishtë në këtë “kërthizë” të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në analizën e Akademisë së Shkencave të Kosovës.

    Por Ahmeti ka thënë se ai reciprociteti mes Kosovës dhe Serbisë si dhe njohja e ndërsjellë janë e ardhmja e Ballkanit Perëndimor. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: Nuk ka drejtësi nëse nuk ka politikanë aktualë në burg për korrupsion

    Lajmi i rradhës

    Rritet numri i punësimit të mësuesve, por numri i nxënësve shënon rënie

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë