Kamera sigurie në Shkup, do të regjistrojnë çdo shkelje

    Në disa udhëkryqe të bulevardeve të Shkupit po shihen kamera të vendosura në semaforë. Këto kamera gjenden tek udhëkryqi i bulevardit “Partizanska”, afër kishës Shën Klimenti i Ohrit.

    Poashtu kamera ka edhe te udhëkryqi afër qendrës “Mavrovasja”, ndërsa të tilla po vendosen edhe në Çair dhe lagje tjera.  Me vendosjen e këtyre kamerave të sigurisë çdo shkelje të rendit në komunikacion që do të bëhet, kamerat do ta xhirojnë dhe do të shqiptohen dënime.

    Click Plus të TV21 ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se këto kamera shumë shpejtë do të jenë në funksion dhe do implikohet modeli europian.  

    Ai tregon një shembull për respektimin e ligjit me një bisedë që ka pasur me një mjek, duke bërë krahasimin e vozitjes në vendin tonë dhe në Gjermani.

    Kamerat e vendosura janë pjese e projektit “Safe City”, projekt i cili për momentin po përmirësohet. Kamera të tilla ka edhe në Kumanovë e Tetovë,  ndërsa projekti pritet të zgjerohet edhe në qytetet e tjera të vendit.

    Lajmi Paraprak

    Mexhiti: po negociojmë me katër deputetë të Frontit Europian për të kaluar në anën e VLEN-it

    Lajmi i rradhës

    Çfarë efekti mund të kenë teknologjitë e reja dhe IA në të drejtat e njeriut në internet?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë