Kanceri si një ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në Maqedoni

    Sëmundjet kancerogjene janë shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekjeve në Maqedoni, menjëherë pas sëmundjeve të sistemit të qarkullimit të gjakut, tregon raporti për mortalitetin nga neoplazmat malinje, publikuar nga Instituti për Shëndet Publik (ISHP). Në periudhën 2010-2020, shkalla e vdekshmërisë varion nga 180,3 për 100.000 banorë në vitin 2010 deri në 188.6 në 100.000 në vitin 2020.

    Nga kanceri në vend vdesin më shumë burra se gra. Tek burrat, shkaku më i zakonshëm i vdekjes nga neoplazmat malinje është kanceri i mushkërive me shkallë vdekshmërie që varion nga 64.8 në vitin 2010 në 67.6 për 100,000 burra në vitin 2020. Gratë kanë më shumë gjasa të vdesin nga kanceri i gjirit dhe shkalla e vdekshmërisë varion nga 30.0 në vitin 2010 në 32.2 në vitin 2020 për 100.000 gra. Shkalla më e lartë e vdekshmërisë është tek personat mbi 65 vjeç.

    ISHP thekson se ka prova të forta se shtimi në peshë trupore shkakton lloje të ndryshme kanceri. Janë identifikuar pesë kancere të tjerë në krahasim me Raportin e ekspertëve të një dekade më parë që lidhen me shtimin në peshë dhe ka prova bindëse që obeziteti është shkaku i kancerit të gjirit pas menopauzës.

    Rreth një e treta e vdekjeve nga kanceri janë për shkak të përdorimit të duhanit dhe alkoolit, indeksit të lartë të masës trupore, marrjes së ulët të frutave dhe perimeve dhe mungesës së aktivitetit fizik. Mënyra e shëndetëshme e jetesës është e vetmja mënyrë për të parandaluar kancerin, thonë nga ISHP.

    Lajmi Paraprak

    Sot në Sofje mbahet takim i grupit të punës për bashkëpunim europian

    Lajmi i rradhës

    Scholz dhe Macron i kërkojnë Putinit armëpushim në Ukrainë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë