Sot në Sofje mbahet takim i grupit të punës për bashkëpunim europian

    Një delegacion qeveritar, i përbërë nga zëvendëskryeministrat për Çështje Europiane, Bojan Mariçiqi, dhe zëvendëskryeministrja për luftë kundër korrupsionit, Sllavica Gërkovska, ministi i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini ai i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti si dhe drejtori i përgjithshëm i Postave të Maqedonisë së veriut, Jani Makraduli, udhëtonjnë për në Sofje, ku duhet të realizojnë takim me kolegët e tyre bullgarë.

    “Grupi i punës në periudhën e kaluar pati takime koordinuese në të cilat janë shqyrtuar mundësitë për intensifikim dhe përforcim të bashkëpunimit praktik në fusha të cilat janë të rëndësishme për qytetarët e të dyja shteteve dhe për ritmin e realizimit të reformave evropiane, si dhe për shkëmbim të përvojave dhe praktikave të mira të rëndësishme për procesin eurointegrues”, kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane.

    Lajmi Paraprak

    Fillojnë bisedimet në mes të Ukrainës dhe Rusisë në Turqi

    Lajmi i rradhës

    Kanceri si një ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në Maqedoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë