Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) ka publikuar të dhënat nga raportet financiare të kandidatëve në zgjedhjet e fundit presidenciale të Maqedonisë.
Sipas të dhënave, 7 kandidatë për fushatë zgjedhore kanë shpenzuar gjithsej 7.5 milionë euro, ndërsa prej tyre 5.7 milionë euro janë siguruar nga buxheti i shtetit.
Më së shumti ka shpenzuar kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski, mbi 1.9 milionë euro, ndërsa më pas kandidatja fituese e zgjedhjedhjes Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE, mbi 1.8 milionë euro. Më pas, Bujar Osmani nga BDI mbi 800 mijë euro, ndërsa Arben Taravari nga VLEN mbi 700 mijë euro.
Kandidatët tjerë, Biljana Vankovska, Stevço Jakimovski dhe Maksim Dimitrievski kanë shpenzuar për fushatë gjithsej 400 mijë euro.
Erdogan sinjalizon se Turqia s’është gati të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, sinjalizoi më 3 korrik se vendi i tij nuk është gati ta ratifikojë…