Izairi: Rikandidoj sepse komuna e Zhelinës ka ngecje

    Në komunën e Zhelinës kandidatët për kryetar komune nënshkruajtën kodin për zgjedhje të ndershme dhe demokratike, njofton Nistori.

    Nga radhët e BDI-së kandidon Fatmir Izairi, nga Lëvizja Besa kryetari aktual i komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu, nga Partia Demokratike Shqiptare Mehdin Nazifi si dhe nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Mahir Ziberi i cili nuk ishte prezent për të nënshkruar kodin për zgjedhje të ndershme dhe demokratike.

    Nistori: Duke marrë parasyshë se zgjedhjet e fundit ju i humbët, cili është motivi që ju shtyu që të rikandidoni përsëri në komunën e Zhelinës?

    “Zgjedhjet e fundit i humbëm por gjith e dini se në komunë të Zhelinës asnjëherë nuk ka patur një numër nga 10.600 votues, neve morëm 5100 një numër solid që të gjithë zgjedhjet paraprake të garanton fitore që në round të parë dhe duke parë edhe disponimin e zyrtarëve, premtimet e mëhershme të kandidatit, mos realizimin e tyre duket se komuna ka edhe zbrapsje dhe të vazhdojmë të kryejmë ato projekte që na mbetën”, deklaroi Fatmir Izairi kandidat për komunën e Zhelinës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Presidenti malazez në SHBA vë alarmin tek ndërkombëtarët: Vuçiç po destabilizon Ballkanin

    Lajmi i rradhës

    Edhe katër ditë zgjat regjistrimi i popullsisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë