Kandidati i LSHD-së për të parin e Tetovës është Afrim Ibrahimi – Fanda

    Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi (LSHD) ka shpallur kandidaturën e saj për të parin e komunës së Tetovës, Afrim Ibrahimi-Fanda. LSDH siguron anëtarët, simpatizantët dhe të gjithë qytearët shqiptarë që presin një qeverisje më të mirë, se nuk do të bëjë kurrë koalicione për pjesëmarrje në qeverisje me LSDM, VMRO, apo cilëndo parti tjetër në pushtet apo opozitë, pa një marrëveshje paraprake, njofton Nistori.

    Koalicion parazgjedhor për zgjedhjet lokale 2021,  i BDI me LSDM-në nga njëra anë, dhe e vetëquajturës “opozitë”  ASH-AAA me VMRO-në nga ana tjetër,  janë dëshmi e qartë e synimit për keqpërdorim me pushtetin lokal, në funksion të akomodimit në pushtet të individëve dhe klaneve brenda këtyre partive.  

    Me koalicionimin me VMRO, koalicioni i vetëquajtur opozitar AAA-ASH vërtetoi para opinionit publik, atë që shqiptarët e kishin të qartë prej kohësh – ky koalicion nuk ofron asgjë të re shqiptarëve dhe nuk dallon në asgjë për nga qëndrimet dhe veprimet politike, nga BDI në pushtet.

    LSHD, me këtë deklaratë dëshiron të sigurojë anëtarët, simpatizantët dhe te gjithë qytearët shqiptarë që presin një qeverisje më të mirë, se nuk do të bëjë kurrë koalicione për pjesëmarrje në qeverisje me LSDM, VMRO, apo cilëndo parti tjetër në pushtet apo opozitë, pa një marrëveshje paraprake, për të sanksionuar qartë në kushetutën e vendit, pjesën e shtetit dhe pushtetit që u takon shqiptarëve.   

    Me kete deklaratë për shtyp, LSHD bën publike kandidaturën e LSHD për kryetar të komunës së Tetovës, tani më të konfirmuar edhe nga Komisioni Zgjedhor Komunal, të Afrim Ibrahimi – Fanda.

    Afrim Ibrahimi – Fanda, ështe një figurë e pastër politike, me qëndrime korrekte politike tanimë të njohura për gjithë opinionin publik,  i cili bashkë me LSHD, në këto zgjedhje lokale do t’i i sjelli qytetit një ofertë të re politike, me synimin për të kthyer bashkinë e Tetovës në shërbim të qytetarëve të Tetovës.

    Lajmi Paraprak

    Sa miliardë euro mbajnë shqiptarët në banka?

    Lajmi i rradhës

    Deri më tani janë regjistruar afërsisht 900 mijë persona në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë