“Kanë zaptuar trotuaret dhe nuk paguajnë asgjë” / Tregtarët në Tetovë përballen me shitësit ambulantë

    Fotografia: Tregu i gjelbër në Tetovë

    Me uljen e temperaturave dhe paraqitjen e ngricave, shitësve në tregun e gjelbër dukshëm u është vështirësuar qëndrimi dhe shitja e mallit të tyre. Ata ankohen se tregu i hapur bën që edhe malli i tyre të prishet shpesh pasi që i kaplon ngrica. Shitësit bëjnë apel të bëhet diçka në drejtimin e mbylljes së tregut me qëllim që gjatë sezonit të dimrit, të jenë të mbrojtur nga temperaturat e ulëta dhe lagështia.

    “Shumë ftohtë bën në periudhën e dimrit. Kjo është ngricë më. Kjo hapësirë duhet të mbulohet, të ketë ndonjë zgjidhje që të mos na ngrijnë mallrat. Kur të vijmë në mëngjes t’i kemi gjërat këtu siç duhet e jo t’i gjejmë të ngrira. Tani si do të veprohet tutje nuk e dimë. Është tepër ftohtë”, thotë një shitës. Ndërsa një nga shitësit që ka shfrytëzuar një tezgën në tregun e gjelbër për rreth 30 vite, shpreh pesimizmin e tij se ndonjëherë do të rregullohet ky treg.

    “Nuk besoj se do të rregullohet ndonjëherë, shpesh herë është premtuar por nuk është ndërmarrë asgjë. Jam më shumë se 30 vite këtu në treg, Ky treg është dashur që në fillim të jetë i rregulluar dhe i përshtatshëm për shitje në kohë të dimrit dhe verës por jo tash. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë lëvizje pozitive”, thotë një shitës tjetër.

    Ndërkaq, koordinatori i Tregut të gjelbër në Tetovë, Semir Beqiri thotë se ka ide për rregullimin e tregut të gjelbër, megjithatë mungesa e mjeteve financiare pamundëson realizimi e këtyre projekteve. Beqiri thotë se mënyra e zhvillimit do të ishte më e lehtë nëse paraqitet ndonjë investitor dhe ky treg i gjelbër zhvillohet në aspektin e partneritetit publiko-privat.

    “Ndonjë projekt në një afat të shkurtër kohor nuk ka, ndoshta në të ardhmen do të ketë ndonjë projekt të atillë, sepse do të duhet edhe ndonjë plan të hartohet, se sa do të jetë kostoja e realizimit. Poashtu, ju e dini se ne jemi në kuadër të NPK-së, dhe kjo ndërmarrje dihet se është në gjendje të rëndë financiare dhe nuk mund vet të bëjë investime. E dimë se kushtet nuk janë të mira, kemi bërë një kërkesë që të bëhen disa sanime, sa do të arrijmë ta realizojmë këtë do të shohim dhe do të varet nga financat”, tha Samir Beqiri, koordinator i Tregut të Gjelbër.

    Problem tjetër me të cilin ballafaqohen pazarxhinjtë janë shitësit ambulant të cilët në kanë zaptuar trotuaret dhe nuk paguajnë asgjë, ndërsa u bëjnë konkurrencë jolojale pasi që njerëzit nuk futen në Pazar kur mund të blejnë të njëjtat produkte me të njëjtat çmime në rrugë. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Në minus për pak bukë për të mbijetuar në RMV

    Lajmi i rradhës

    Të kota rekomandimet e Konventës së Bernit për hidrocentralet e vegjël në Malin Sharr, Mavrovë dhe Kozhuf

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë