Kasami: Ahmeti dhe BDI-ja të unifikojnë fillimisht veten, pastaj të merren me të tjerët

    Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka reaguar ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti i cili në tubimin në Çair tha se partitë shqiptare të bëhen bashkë për frontin për Europë dhe mos të merren me dokrra.

    Kasami nëpërmjet një shkrimi në Facebook tha se “Ahmeti dhe BDI-ja të unifikojë fillimisht veten e vetë, pastaj të merren me të tjerët”.

    “Thirrjet publike të Ali Ahmetit drejt Lëvizjes Besa janë hipokrizi politike të cilën jemi mësuar ta shohim shpesh nga lideri i Artan Grubit. Nuk ka kredibilitet politik të fton për unifikim njeriu i cili shkeli marrëveshjen politike që ka dalë nga “Deklarata e përbashkët e partive politike”. Ali Ahmeti dhe BDI është mirë të unifikojnë veten e tyre dhe pastaj të merren me tjerët”, qëndron në reagimin e Kasamit.

    Ahmeti ndër të tjera tha se partitë politike shqiptare duhet t’i lënë vogëlsirat, të shohin ardhmërinë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    MASh me një tjetër ligj për eliminimin e gabimeve në tekstet shkollore

    Lajmi i rradhës

    “Me ne, jo për ne” – sot në RMV shënohet Dita botërore e sindromës Down

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë