“Me ne, jo për ne” – sot në RMV shënohet Dita botërore e sindromës Down

    Dita Botërore e Personave me Sindromën Down, tradicionalisht festohet më 21 mars. Këtë vit nën moton “Me ne – jo për ne” kjo ditë fokusohet në qasjen e bazuar në të drejtat e njeriut ndaj aftësisë së kufizuar – e drejta për t’u trajtuar në mënyrë të drejtë, për të pasur të njëjtat mundësi dhe liri për të bërë zgjedhjet personale.

    Fëmijët me sindromën Down duhet të bëjnë kontrolle të rregullta tek pediatri ose mjeku i familjes, pasi këta individë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë disa sëmundje sesa popullata e përgjithshme.

    Dërgoni ato në kontrolle të rregullta të dëgjimit, shikimit dhe shëndetit të përgjithshëm. Nxitini ata të jenë më aktiv fizikisht.
    Këta persona rekomandohen të vizitojnë:
    • logoped– për ndihmë në të folur;
    • fizioterapist – për ndihmë në ecje, nëse kanë tonus të zvogëluar të muskujve;
    • optometrist dhe/ose specialist i dëgjimit – për ndihmë me shikimin dhe dëgjimin;

    Bisedoni me pediatrin ose mjekun tuaj familjar për të mësuar se si fëmija juaj mund t’i marrë këto shërbime.

    Lajmi Paraprak

    Kasami: Ahmeti dhe BDI-ja të unifikojnë fillimisht veten, pastaj të merren me të tjerët

    Lajmi i rradhës

    Shinas: Ballkani të europianizohet, e jo BE-ja të ballkanizohet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë