Bilall Kasami reagon pasi qeveria në krye me Talat Xhaferin kërkojnë të ndalen punimet e stadiumit, njofton Nistori.
“Pas shkatërrimit 8 vjeçar që ia bën tetovarëve, qeveria në ikje vazhdon edhe më tej të dëmtojë Tetovën dhe qytetarët e saj. Këtë here duke sjell vendim për ndërprerjen e punimeve në stadiumin e qytetit të Tetovës. Edhe njëherë dëshmuat se kush jeni ju, dëshmuat se vetëm dëm i keni bërë këtij vendi! Ditët i keni të numëruara, me vendime të tilla nuk na ndaloni të punojmë për qytetarët tanë. Stadiumi do bëhet, pavarësisht se nuk ju vjen mirë juve, qeveria e punës po vjen, Tetova dhe gjithë qytetet e vendit do ndërtohen dhe zhvillohen siç iu ka hije”, kumtojnë për Nistorin nga Komuna e Tetovës.
Qeveria në seancën e sotme ka vendosur që t’i dorëzojë udhëzim Komunës së Tetovës për ndërprerjen e punimeve për stadiumin e ri, derisa të zbardhet procedura ligjore. Nga Qeveria gjithashtu thonë se do të shqyrtojnë procedurat ligjore për fillimin e kallëzimit përkatës pranë organeve kompetente në lidhje me këtë rast, përcjell Nistori.