Vendimi për uljen e numrit të këshilltarëve në disa komuna, kryetari i Tetovës, Bilall Kasami tha se është për për shkak se, është ulur numri i banorëve rezident. Siç tha Kasami, ulja e banorëve ka ndikuar edhe në uljen e numrit të këshilltarëve por edhe në financimin e komunave, përcjell Nistori.
“Informatat të cilat i kamë projekti i rrugës është në fazën e përgatitjes së tenderimit të tunelit, i cili duhet të jetë projekt i përbashkët për shkak se është në zonën kufitare. Pjesa tjetër e infrastrukturës nga pjesa e Kosovës duhet të realizohet nga pala kosovare, ndërsa për pjesën tonë duhet të realizohet nga Maqedonia e Veriut.
Kasami tha se VLEN angazhohet që të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe të kapim hapin me Shqipërinë, që në vitin 2030 të jemi pjesë e BE-së, duke shtuar se si Qeveri janë të angazhuar që të tejkalohet ngërçi dhe të bëhen ndryshimet kushtetuese, që siç tha, të arrihet Shqipëria dhe dy vendet të jenë anëtare të BE-së në vitin 2030. /Nistori/