Kasami: në mbledhjen e përbashkët të qeverive RMV-Kosovë, do ta shihni se si do të pritet Kurti

    Bilall Kasami thotë se dallimet në protokollin e pritjes shtetërore mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë, kanë ardhur si rezultat se Albin Kurti ka ardhur në Maqedoninë e Veriut para Millosh Vuçeviqit, përcjell Nistori.

    “Kush ka faj se Albin Kurti erdhi para Vuçeviqit. Pse nuk e patë se i pari Albini erdhi në Shkup dhe u pranua nga kjo Qeveri. Kur do të kemi mbledhje të përbashkët të dy qeverive do ta shohim se si do të pritet”, tha Kasami në ClickPlus në TV21.

    Lideri i Besës Bilall Kasami ka refuzuar ftesën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti për dialog.

    Kasami thotë se Ahmeti është në zor, prandaj dërgon ftesa gjithandej.

    “Unë sa kam qenë në opozitë vazhdimisht i kam bërë thirrje Ali Ahmetit që të ulemi dhe të bisedojmë – ai nuk është përgjigjur. Unë kam thënë se Ali Ahmeti kur ka qenë në zor siç është sot, ai po thirr dhe po çon mesit gjithandej. Është në zor sepse është në opozitë”, tha Kasami.

    Kasami tha se ata nuk diskutojnë me një “pretendent për qeveri”.

    “Këto 100 ditë ishin periudhë e kthesës”.

    Kështu e vlerëson 100 ditëshin e parë të qeverisjes, lideri i Besës – VLEN.

    I pyetur se si e vlerëson raportin mes partnerëve të koalicionit, Kasami u përgjigjë:

    “Besoj se janë në rrugë të mbarë. Megjithatë është vlerësim i imi. Është çështja e orientimit të Qeverisë. Kur flasim për 20 vjet qeverisje të BDI, është se ajo i dha drejtim të gabuar të lëvizjes së çështjeve dhe ne kemi për synim ta ndalim këtë, por kjo është e vështirë”, shtoi Kasami. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rezistencë civile apo partiake?

    Lajmi i rradhës

    Dje Konti, sot Grok: menaxherët e skemave piramidale hedhin poshtë përgjegjësinë (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë