Kasami: Nëse Qeveria bën inat për heqjen e 20%, nuk e kemi obligim t’i mbështesim ndryshimet kushtetuese

    Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, sot në konferencë për shtyp tha se partia e tij nuk do të bëhet pjesë e një qeverie gjithëpërfshirëse për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

    Kasami është i bindur se pas zgjedhjeve do të jenë fitues, me çka do të bëhen pjesë e Qeverisë.

    “Lëvizja Besa ka thënë qartë edhe zëshëm se do të jetë vetëm pjesë e një Qeverie e cila do të dalë nga zgjedhjet ku ne me kombinatorikat e një koalicioni të zgjeruar opozitar vlerësojmë se do të dalim fitues. Lëvizja Besa nuk do të jetë pjesë e asnjë kalkulimi për të qenë pjesë e Qeverisë para zgjedhjeve”, tha Kasami.

    Ai gjithashtu tha se “nëse Qeveria bën inat për heqjen e “20 përqindëshit” për gjuhën shqipe, nuk e kanë obligim t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese”.

    “Nëse Qeveria bën inat me Lëvizjes Besa dhe nuk e fut në procedurë zëvendësimin e 20%, atëherë ne vlerësojmë se nuk e kemi obligim të përkrahim propozimin e Qeverisë për ndryshimet kushtetuese”, tha Kasami.

    Lajmi Paraprak

    Opozitarët e dh*erë!

    Lajmi i rradhës

    Ismailoviq: Nuk pres mëshirë, por drejtësi / “Monstra”, vendimi i Supremes në shtator

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë