Islam Alijaj zgjidhet deputet i parlamentit të Zvicrës

    Ka fituar 95.054 vota. Me fitoren e tij, komuniteti shqiptar i Zvicrës bëhet për herë të parë me një deputet të nivelit federal. Një moment për histori!

    Në zgjedhjet që u mbajtën sot për Parlamentin Federal të Zvicrës, ka ndodhur pika e kthesës: një kandidat me rrënjë shqiptare është zgjedhur deputet dhe fjala është për Islam Alijajn, kandidat i Partisë Socialdemokrate (SP), njofton albinfo.ch. Ai ka fituar 95.054 vota nga qytetarët e Zvicrës me të drejtë vote.

    Alijaj, duke qenë person me nevoja të veçanta, ështe i njohur për angazhimin e tij të palodhshëm për të drejtat e kategorisë së njerëzve të cilës i takon. Ai ka qenë deri më tani asamblist shumë aktiv në Asamblenë e Qytetit të Cyrihut. Por, më shumë se kaq, Alijaj është një lobist i flakët, në nivel vendi, për çështjen e personave me nevoja të veçanta.

    Platforma mediale albinfo.ch ka ndjekur në vazhdimësi veprimtarinë e Alijajt, duke e prezantuar edhe përmes intervistave të veçanta, në portal dhe në revistë.

    Për një vend në Parlamentin Federal të Zvicrës kanë vënë kandidaturën  etyre rreth 30 politikanë me rrënjë shqiptare. Bazuar në informatat që albinfo.ch ka deri më tani, Islam Alijaj është i vetmi që ka fituar.

    Me fitoren e tij, komuniteti shqiptar i Zvicrës bëhet për herë të parë me një deputet të nivelit federal. Një moment për histori!

    Lajmi Paraprak

    EUROINTEGRIME / Zendeli: të insistojmë deri në fund që të mos shkëputemi nga Shqipëria

    Lajmi i rradhës

    Të humbasësh në peshë nëpërmjet yndyrnave? Si funksionon kjo metodë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë