Bilall Kasami flet për qeverinë e re: do të caktohen grupet e punës për bisedime

    Liderët e VLEN-it pritet të takohen sot, pas çka pritet të caktohen grupet e punës për bisedime për anëtarësim në qeveri.

    Bilall Kasami nga VLEN thotë se gjatë javës tjetër pritet të nisin bisedimet për formimin e qeverisë së re. I pyetur nëse ai personalisht do të marrë funksion në ekzekutiv, Kasami tha se do të vazhdojë punën si kryetar i komunës së Tetovës.

    “Brenda kësaj jave do të duhet t’i kemi të gatshme grupet e punës dhe nëse jo, për vikend me siguri nga e hëna mund të nis formalizimi edhe i takimeve dhe koordinimit të aktiviteteve rreth formatimit të qeverisë. Sigurisht që edhe çështjet kadrovike do të vijnë në fazën e dytë të bisedimeve për t’u diskutuar, sa i përket zgjidhjes time, vetë qytetarët e Tetovës treguan se mua më pret edhe shumë punë në Tetovë të cilat janë hapur dhe që duhet vazhduar”, tha mes tjerash Kasami.

    Lajmi Paraprak

    30 deputetë shqiptarë në përbërjen e re të Kuvendit të RMV-së

    Lajmi i rradhës

    Profili i Gordana Siljanovskës, ishte kundër Ligjit për gjuhën shqipe dhe ka thënë se nuk do ta përdorë emrin e ri të shtetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë