“Nuk ka dhe nuk do të ketë bashkëpunim me Ali Ahmetin dhe BDI-në e pareformuar dhe gjithë ekstremitetet e BDI-së dhe Ali Ahmetit”, deklaroi kështu Bilall Kasami, kryetari i Komunës së Tetovës në TV21.
“Pra është VLEN-i dhe BDI dhe çdokush që bashkëpunon me BDI-në, me në krye me Ali Ahmetin, këtë BDI në lista të zeza dhe me njerëz të burgosur për korrupcion nuk mund të bashkëpunojë me VLEN-in”, sqaroi Kasami.
Kasami foli edhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Qeveri duke theksuar se është VLEN-i ai që i përfaqëson ato.
“Ne flasim për dy subjekte politike VMRO-në si përfaqësues së maqedonasve dhe VLEN-i si përfaqësues i shumicës shqiptare në qeveri të cilët përbëjnë këtë koalicion qeveritar dhe nga momenti që ne do të ulemi bashkë dhe do të vendosim për rikonfigurim nga ai moment do të dalim dhe do ta prezentojmë në opinion dhe këtu është e qartë se për përfaqësimin e shqiptarëve në qeveri vendos VLEN-i”, deklaroi Kasami.
“BDI po e defokuson opinionit nga sukseset e kësaj Qeverie”, kështu vlerëson Kasami nga VLEN.
Ai ka numëruar si sukses të arrirë “One Stop Shop”-in me Kosovën, Korridorin 8, vazhdimin e decentralizimit dhe ndarjen e mjeteve për komunat.
“Këtë që e bëmë me VLEN, nuk do të ishte e mundur ta bënim në një qeverisje me BDI-në”, tha Kasami t’i ketë thënë një zyrtar kosovar pas nënshkrimit të “One Stop Shop”-it në Bllacë.
Kasami ndaloi edhe në mosfinancimin e projekteve të kryetarëve të udhëhequr nga opozita.
“Çka të bëj unë, të shkoj në komunat e BDI-së dhe t’jua përpiloj projektet? Prandaj janë zgjedhjet, prandaj votuesit e kanë mundësinë të zgjedhin një kandidat i cili do të ketë model udhëheqjen e komunave nga VLEN, ose të kenë një kryetar të BDI-së që nuk janë të aftë të përpilojnë një projekt”, tha Kasami.