Kasami paraqet në polici si të humbur Kastriot Rexhepin

    Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, para pak minutash është paraqitur në stacion policor në “Bitpazar”, për të denoncuar si të humbur deputetin, Kastriot Rexhepi.

    Më herët Kasami ka theksuar se zhvillimet e fundit tregojnë se qeveria është e gatshme të bëjë gjithçka për të qëndruar në këto pozicione.

    “Përderisa nuk kam një pasqyrë dhe zë të qartë për deputetin e qëndrimit të tij, dyshoj se ai ka deklaruar kundër dëshirës së tij atë që ka deklaruar dhe nuk mund të vijë në Kuvend dhe të shprehë qëndrimin e tij politik”, tha Kasami.

    Lajmi Paraprak

    Ademi: Zemra e Kastriot Rexhepit qëndron në Uashington dhe Bruksel

    Lajmi i rradhës

    Kastriot Rexhepi e pranon se është i kërcënuar (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë