Kasami për Rexhepin: Kam dyshime se këtë e ka bërë pa vullnetin e tij

    Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami gjatë daljes nga kuvendi në një prononcim për media tha se veprimi i deputetit Kastriot Rexhepi ka ndodhur pa vullnetin e tij dhe se përderisa nuk ka ndonjë komunikim të drejtpërdrejtë me të, Rexhepi e ka bërë jo me vullnetin e tij, përcjell Nistori.

    “Lëvizja Besa qëndron e palëkundur në rënien e këtij regjimi, i cili edhe me veprimet e fundit tregoi se është i gatshëm për gjithçka për të mbetur në pushtet. Sa i përket qëndrimit të deputetit Kastriot Rexhepi, deri tash nuk kam vendosur komunikim me deputetin. Kam dyshime të bazuara se deputeti kundër vullnetit të tij të jetë i ndaluar përderisa nuk kam qëndrim të tij me fytyrë apo me zë, ku ai deklaron se është pozicioni i tij dhe këtë e ka në bazë të pozicionit të lirë”, deklaron Kasami.

    Dyshimet se e ka kërcënuar dikush deputetin Rexhepi, Kasami shtoi se ai këtë qëndrim e ka pa vullnetin e tij përderisa nuk kemi qëndrim të kundërt dhe për këtë ai është në komunikim me institucionet e vendit dhe ndërkombëtarët.

    Përndryshe, deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka thënë se nuk do të merr pjesë në seancën parlamentare ku është duke u mbajtur seanca për rrëzimin e Qeverisë, ku për rrjedhojë e bën të pamundur krijimin e shumicës së deputetëve prej 61 dhe nga kjo nuk bie qeveria. Mirëpo, debati në seancë do të vazhdojë dhe shumica kanë kohë ta bëjnë deri në ora 12AM.

    Lajmi Paraprak

    Mehaj: Rusia kërkon destabilizimin e Kosovës

    Lajmi i rradhës

    Grubi komenton vendimin e Rexhepit: Zemra e tij fle në Washington dhe Bruksel

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë