Bilall Kasami e ka shfrytëzuar të drejtën e votës sot në Tetovë. Ai i ftoi të gjithë bashkëqytetarët që gjithashtu të dalin të votojnë, pasi siç tha, pushteti lokal është më i afërti për kërkesat e tyre, njofton Nistori.
“Shfrytëzova të drejtën time qytetare për të votuar për udhëheqësin e ardhshëm të komunës së Tetovës. Ftoj bashkëqytetarët e mi që të shfrytëzojnë këtë të drejtë demokratike, për të zgjedhur kryetarin që do të punojë për të ardhmen e tyre, për të realizuar projekte në të mirë të përmirësimit të jetës së tyre të përditshme”.
“Kërkoj që gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar, pasi pushteti lokal është më i afërti për kërkesat e tyre”, tha Kasami./Nistori/






