Kasami: Reçica vend ideal për prodhimin e çipsit

    Lideri i Lëvizjes BESA dhe njëherit kandidat për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami në Reçicë ka paralajmëruar një investim për përpunimin e patates, gjegjësisht prodhimin e pomfritit dhe çipsit.

    Ka vlerësuar se ky investim do të sigurojë hapjen e vendeve të reja të punës. Projektin tha se do të ta publikojë ditëve në vijim.

    “Para disa ditësh në “Teteks 1″ thash se sa herë i vizitoj bastionet e Lëvizjes Besa, vijnë edhe lajme të mira. Bashkë me ministrin Arjanit Hoxha, sot me iniciativën e tyre na vizituan disa investitorë. Ata shprehën gatishmëri që menjëherë të fillojë një investim serioz në Tetovë. Bëhet fjalë për një fabrikë për përpunimin e produkteve bujqësore, më saktë përpunimin e patateve, respektivisht prodhimin e pomfritit dhe çipsit. Ky investitor do të sigurojë hapjen e 60 vendeve të punës. Bashkë ramë dakord se Reçica është vendi ideal për këtë investim, por e mirë e gjithë kësaj është se ata do të kontraktojnë bujqit për blerjen e patates para kohe, me kontrata të sigurta. Bujqit e Reçicës do të prodhojnë produkte që do të jenë të kontraktuara paraprakisht. Në ditët në vijim do të prezantoj projektin konkret para jush”, tha Kasami.

    Lajmi Paraprak

    Për mentalitetin komunist në sistemin kapitalist

    Lajmi i rradhës

    Çfarë thanë partitë politike në RMV në ditën e 14-të të fushatës!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë