Kasami: së shpejti duhet të përfundojë përzgjedhja e kandidatëve

    Kryetari i komunës së Tetovës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami njofton se në fund të muajit qershor do të publiokohen emrat e kandidatëve për komuna.

    “Deri ka fundi i këtij muaji duhet të përmbyllet komplet procesi dhe pastaj do të jetë, do të kisha thënë vendimmarrja politike për të përzgjedhur kandidatët për komunat, tha Bilall Kasami në lidhje me procesin në VLEN për përzgjedhje të kandidatëve për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale.

    Kasami gjithashtu tha se në VLEN po bëhen anketa për të parë se cilët nga kandidatët kanë gjasa që të kenë rezultate më të mirë në zgjedhje.

    “Jemi në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve, procesi është pak më kompleks, duke biseduar me kandidatë të cilët vijnë nga partitë politike por edhe nga shoqëria civile, dhe gjithashtu faktorë të tjerë do të kisha thënë të rëndësishëm të shoqërisë, jemi në fazën edhe të testimit, apo të anketave se cili nga këto kandidatë do të kishte dalë më mirë te votuesit”, theksoi Kasami.

    Lajmi Paraprak

    Forumi Energjetik MEF 2025: mbështetje për revolucionin e energjisë së pastër në Ballkanin Perëndimor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë