Marsh protestues | Avaja: Duam drejtësi, komuniteti romë është subjekt i dhunës në makinat e policisë

    Para një viti një video u bë virale pasi në të shihej se si një zyrtar policor ushtroi dhunë ndaj një qytetari në Manastir.
    E tani gjykata ka marrë vendim që polici të dënohet me 1 vit burg.
    Sot para gjykatës në Shkup, qytetarët e komunitetit romë erdhën nga qytete të ndryshme, kryesisht nga Manastiri për të marshuar dhe për të kërkuar nga Gjykata e Apelit që vendimi të bëhet i plotfuqishëm.

    “Kemi ardhur sot për ta përshëndetur vendimin e gjykatës penale për sjelljen e vendimit me rastin që ka ndodhur para një viti e disa muaj në Manastir, për shkak të brutalitetit policor. Aktgjykimi që është sjell parasheh një vit dënim me burgë për zyrtarin policor”, tha Marija Sulejmanova, Avaja.

    Edhe Elvis Shakiri nga organizata “Avaja” tha se komuniteti romë ka qenë i malltretuar nga nënpunësit policor me vite, por siç thotë, për fat të mirë rasti në Manastir u publikua dhe e panë të gjithë qytetarët sjelljen e policisë.

    “Me atë që kemi mundë të shohim në video vitin e kaluar, kur për fatë të mirë u publikua dhe e panë qytetarët, meqenëse shpesh herë komuniteti romë është subjekt i dhunës në makinat e policisë apo në stacione policore, dhe për herë të parë e pamë në vend publik se si romët malltretohen”, tha Elvis Shakiri, Avaja.

    Ndryshe sindikatat e pavarura të policisë dhe të burgjeve të policisë bashkë me administratën, javën e kaluar mbajtën protestë paqësore në rrugët e Manastirit dhe kërkuan lirim të zyrtarit policor Goce Petkovskit.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë nuk duhet të mbani në banjë

    Lajmi i rradhës

    Deponitë problem shqetësues në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë