Kasami: Me votën tonë ta bëjmë të ndritur edhe të ardhmen tonë

    Kryetari i Lëvizjes Besa njëherit edhe kandidat për kryetar në Komunën e Tetovës, Bilall Kasami, e ka ushtruar të drejtën e tij të votës për zgjedhjet lokale 2021.

    Pas votimit, ai kërkoi nga të gjithë qytetarët që të votojnë në mënyrë vullnetare, pasi siç tha, kjo është e drejtë e garantuar me Kushtetutë, njofton Nistori.

    “Unë si banor i RMV-së dhe qytetar i Tetovës vendosa ta shfrytëzojë të drejtën time për të zgjedhur udhëheqësin e katër viteve të ardhshme. Kërkoj nga çdo qytetar të del të votojë në mënyrë vullnetare, sepse kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj. Shpresoj që me votën tonë ta bëjmë të ndritur edhe të ardhmen tonë”, tha mes tjerash Kasami.

    Ndryshe, në rrethin e dytë për Komunën e Tetovës, ai është në garë me kryetaren aktuale Teuta Arifi./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    A mund të bashkohet bota kundër armikut të përbashkët: ngrohjes globale?

    Lajmi i rradhës

    Pse Ajnshtajni u bë një fanatik vegjetarian

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë