Kasami: Tetovën do ta bëjmë qytet europian

    Bilall Kasami, lideri i Lëvizjes Besa i cili në duelin e dytë me Teuta Arifin e BDI-së, doli fitues, ka folur për mediet, duke shpalosur disa nga çështjet me të cilat do të përballet ai dhe komuna, njofton Nistori.

    Ai tha se do të merret me punët dhe projektet dhe se i falënderoi qytetarët e komunës së Tetovës pa dallim. AI falënderoi edhe mbështetësit e tjerë dhe garantoi se përkrahjen do ta kthejë me punë, angazhim, përkushtim dhe se Tetovën do ta bëjë qytet europian dhe me kushtet më të mira për të jetuar.

    Bilall Kasami tha se Pollogu do të risjellë ndryshim në skenën politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Grubi: BDI-ja partia më e madhe në vend

    Lajmi i rradhës

    Arsovska: Shkupi më në fund pas 30 viteve do të ketë grua në krye të këtij institucioni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë