Kasami vendos moratorium mbi punët ndërtimore në komunën e Tetovës

    Foto: Lirim Shabani

    Komuna e Tetovës vendosi moratorium mbi punët ndërtimore. Kreu i ri i Komunës Bilall Kasami ka kërkuar nga Sektori për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit jetësor dhe natyrës që të ndërpriten të gjitha punimet që janë në kuadër të këtij sektori.
    Bëhet fjalë për të gjitha projektet infrastrukturore, rrugë, rrjet të kanalizimit, rezervuare të ujësjellësit.

    Nga Komuna sqarojnë se vendimi i tillë është marrë, që fillimisht të shqyrtohen të gjitha dokumentacionet e tenderimit dhe puna e realizuar nga kontraktuesit në teren. Aty ku do të vërehen parregullësi, do të merren masa adekuate në pajtim me ligjin, ndërsa aty ku punët zhvillohen në përputhje me ligjin do të vazhdojnë, shtojnë nga Komuna e Tetovës.

    Lajmi Paraprak

    Thaçi deklaroi se shumica parlamentare ishte në qeveri

    Lajmi i rradhës

    Reagon Lëvizja Besa pas deklaratës së Thaçit

    Lajme tjera

    Vetëmenaxhim a Asociacion

    Dykuptimësia e fjalëve të përdorura në Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi e shton paqartësinë në…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë