Kastriot Rexhepi deklarohet në polici: Nuk kam qenë i rrëmbyer apo i zhdukur (Video)

    Deputeti Kastriot Rexhepi, i cili dje nuk u paraqit në seancën e Kuvendit ku priteshte të votohet për votëbesimin e Qeverisë, i cili më pas u shpall i rrëmbyer apo i zhdukur, ai personalisht e ka denoncuar rastin në polici dhe ka shkuar vetë në stacionin e policisë, njofton Nistori.

    “Lidhur me kallëzimin e marrë dje (11.11.2021) në SP Bit Pazar për K.R., MPB njofton se pak kohë më parë K.R. ka ardhur vullnetarisht në stacion dhe ka dhënë deklaratë se kallëzimi është i pavërtetë, dmth nuk është zhdukur asnjëherë, por vullnetarisht, pa asnjë presion, ka shkuar me familje te një shok për t’u mbrojtur nga publiciteti që lidhet me seancën parlamentare “, kumton Ministria e Brendshme.

    Përndryshe, deputeti Rexhepi ditën e djeshme nuk ishte i pranishëm në seancën kuvendore për votëbesimin e Qeverisë dhe me këtë e bëri të pamundur krijimin e numrave të shumicës së paralajmëruar prej opozitës dhe dështoi votimi për rrëzimin e qeverisë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    KE: Rritja ekonomike në rajon përtej pritjeve

    Lajmi i rradhës

    Sfida e LVV-së për t’i mbajtur komunat ku udhëheq

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë