Kastriot Rexhepi ka një apel për Lëvizjen Besa: Mos shpejtoni, të hënën i shpjegoj të gjitha para medias

    Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, sot nëpërmjet një komunikimi në Facebook ka falenderuar të gjithë për mbështetjen. Ai i ka bërë thirrje Lëvizjes Besa që të mos ndërmarrë hapa të përshpejtuara që do të sjell dëm në strukturat dhe aktivistët e partisë dhe se të hënën nëpërmjet një konference për media do t’i sqaroj të gjitha, përcjell Nistori.

    Përndryshe, deputeti Rexhepi ka qenë i përfolur në media dhe opinion se është rrëmbyer dhe kjo ishte arsyeja që nuk ishte i pranishëm në kuvend, përderisa opozita maqedonas, ASH, AAA dhe së bashku me Lëvizjes Besa, e cila së fundmi ishte pjesë e qeverisë përgatiteshin që të votojnë rrëzimin e qeverisë. Por për shkak të numrave 61, pasi Rexhepi mungonte, nisma dështoi dhe tani kërkon zgjedhje të parakohshme sa më shpejtë të jetë e mundur. /Nistori/

    Postimi i plotë i Kastriot Rexhpit:

    Të nderuar miq e familjarë pa marë parasysh bindjeve të juaja politike,Ju faleminderit për kujdesin dhe mbështetjen që ma jepni.Në ditën në vijim do të kemi rast që të informoheni më shumë drejt për drejt për gjithë çka. Sa i përket mediumeve dhe interesimit të madh që e kuptoj i informoj që paraqitja ime e parë do të jetë të hënën përmes pres konferencës.Për në fund apeloj deri te udhëheqësia e Lëvizjes Besa që të mos ndërmarrë hapa të përshpejtuara që do të sjell dëm në strukturat dhe aktivistët tanë. Emocionet duhet lënë anash dhe veprimet duhet të bëhen me maturi.

    Lajmi Paraprak

    LSDM: Dje shpërtheu flluska gënjeshtër e Mickoskit të dëshpëruar nga disfata

    Lajmi i rradhës

    Filipçe: Nuk do të ketë rekomandime për masa të reja kufizuese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë