Kastriot Rexhepi: Nënshkrova për rrëzimin e qeverisë kur isha konfuz e sipër dhe në momente kontradiktore

    Deputeti Kastriot Rexhepi i ftuar në emisionin “360 Shkallë” në Alsat M, duke shpjeguar atë se çfarë ndodhi javën e kaluar në kuvend, tha se në momentin kur janë marrë firmat për shkarkimin e Qeverisë ka pasur shumë kontradikta dhe çdo gjë ka qenë konfuze.

    Janë dy gjera të ndryshme çështja e nënshkrimit dhe çështja e asaj që mund të ndodhte ditën e enjte. Me siguri do ta kishte sjellë në pikëpyetje çështjen e drejtimit të vendit. Në momentin kur kemi nënshkruar, ku edhe aty ka mjaft kontradikta, për çfarë u mblodhën nënshkrimet se disa thoshin së këto nënshkrime janë për këtë, janë për atë, do të jetë Levica nuk do të jetë Levica. Por pa marrë parasysh këtë, nënshkrimet u morën në një moment ku vendi nuk kishte kryeministër, sepse ishte në dorëheqje e sipër- tha Rexhepi.

    Rexhepi tha se vendimi për të mos votuar rrëzimin e Qeverisë, ka qenë pjekja e kushteve për hapjen e negociatave. Ai tha se ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me ndërkombëtarët dhe se ata e kanë bindur të mos humbet shansi për çeljen e negociatave.

    “Në momentin kur kemi nënshkruar kryeministri Zaev ka qenë i dorëhequr dhe në atë kohë nuk e dënimi kush ishte mandatari. Prandaj në momenti kur u tërhoq nënshkrimi i kryeministrit Zaev, në momentin kur, si sot nuk jemi më afër se kurrë për të marrë datën për të hapur negociatat, dhe këtë e bazoj edhe në komunikimet e mia me ndërkombëtarët, ata më kanë sugjeruan se këtë moment nuk duhet ta humbasim. Mendoj se u mblodhën të gjitha kushtet për të hapur negociatat, prandaj këtë shans nuk duhet ta lëshojmë”- tha Rexhepi.

    “Jam i bindur se vendi ynë do të marrë datë për hapjen e negociatave dhe definitivisht nga sinjalet që na u dhanë nga ndërkombëtarët, më japin mbështetje të plotë. Formimi i qeverisë së re në Bullgari, fitorja e presidentit Radev, paralajmërimi i vizitës së Eskobarit, tregojnë qartë se bëmë mirë për atë që bëmë të enjten dhe do të festojmë të gjithë në vjetor”- tha Rexhepi.

    Rexhepi siguroi se çështja e numrave në Kuvend është çështje e mbyllur, se numrat për të ecur përpara janë dhe kjo mazhorancë do të zgjerohet.

    “Prej informacioneve që kam, vetëm se janë siguruar çështja e numrave për të funksionuar si shumicë. Por po ashtu po punohet edhe me subjekte të tjera politike për të zgjeruar mazhorancën. Së shpejti do të dihet edhe deri ku ka mbërritur numri i mazhorancës së re. Për momenti jam duke punuar që Lëvizja Besa të vazhdojë të qëndrojë në mazhorancë. Ndërsa me Alternativën nuk kemi pasur asgjë kundër të futet në Qeveri- tha Rexhepi.

    Lajmi Paraprak

    Macron ndryshon ngjyrën në flamurin zyrtar francez

    Lajmi i rradhës

    Sfidat e RMV-së | Ajri i ndotur dhe mungesa e rrymës elektrike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë