Macron ndryshon ngjyrën në flamurin zyrtar francez

    Presidenti Emmanuel Macron ka ndryshuar ngjyrën blu në flamurin zyrtar francez, duke e zëvendësuar me një nuancë blu më të errët, raportoi BBC News.

    Pas këtij vendimi flamujt në ngjyrën e re u ngritën në pallatin presidencial vitin e kaluar pa u shoqëruar me një ceremoni.

    Macron donte të kthente flamurin në ngjyrë blu të errët, si një simbol i Revolucionit Francez, sipas  Europe 1.

    Megjithatë, si flamujt më të errët ashtu edhe ata më të çelët kanë qenë në përdorim për dekada në Francë.

    Marina e Francës dhe shumë ndërtesa zyrtare në mbarë vendin kanë përdorur gjithmonë nuancën blu detare.

    Por, në vitin 1976 nën drejtimin e presidentit Giscard d’Estaing, shteti francez prezantoi një blu më të ndezur në trengjyrëshin për t’u përshtatur me ngjyrën blu në flamurin e Europës.

    Ai ishte pjesërisht një vendim estetik, sepse flamujt francezë dhe europianë qendronin pranë njëri-tjetrit në shumë vende, raporton Europe 1.

    Pallati Élysée nuk e ka shpallur publikisht ndryshimin e ngjyrës në flamurin francez, dhe nuk është dhënë asnjë urdhër që institucionet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

    Thuhet se ka patur disa mosmarrëveshje për ndryshimin e ngjyrës blu të sugjeruar nga Macron, pasi disa mendonin se nuanca e re ishte e shëmtuar dhe do të dukej keq me flamurin e BE-së, dhe flamurë të tjerë nostalgjik të viteve para 1976.

    Megjithatë, të gjithë të interesuarit këmbëngulin se ndryshimi i ngjyrës nuk duhet të interpretohet si një gjest kundër BE-së, raporton Europe 1.

    Franca do të marrë presidencën e rradhës të BE-së në janar.

    Presidenti Macron gjithashtu pritet të përballet me zgjedhjet presidenciale në prill të vitit të ardhshëm.

    Lajmi Paraprak

    Pse është vështirë të hiqet dorë nga qymyri?

    Lajmi i rradhës

    Kastriot Rexhepi: Nënshkrova për rrëzimin e qeverisë kur isha konfuz e sipër dhe në momente kontradiktore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë